STEP - Rruga Shpirtërore Kush jemi Identifikohu Hyni
Libri di Angel Jeanne
Zgjidhni pjesën e tekstit për ta sqaruar (80 words max)
Step 1 - N° 9

Të mos menduarit (pjesa 2)

Faqja 1 nga 6

Në seancën e kaluar të Meditimit, ke mësuar dy leksione të rëndësishme:

E para është se kushdo mund të meditojë, nuk ekziston asnjë pengesë që i pengon disa persona ta bëjnë ose që i bën disa të tjerë më të aftë, do mjaftonte të uleshe dhe të relaksoheshe dhe ja ku u bë.

E dyta është se të meditosh nuk është aspak e vështirë, e çuditshme, e rrezikshme ose e frikshme: ke medituar në seancën e kaluar dhe siç e pe ia dole pa vështirësi. Tani që munde dogmat rreth Meditimit mund të ecim më tej.

Arsyet për të cilat ne duhet të meditojmë çdo ditë janë shumë: çdo ditë kemi me mijëra mendime në kokë, bezdisje dhe pavendosmëri, bombardohemi nga mendime që na kujtojnë se çfarë duhet të bëjmë gjatë ditës. Problemi është se ne konsumohemi nga aktivitete të shumta të cilat krijohen në trurin tonë, duke na bërë që të harrojmë se çfarë është realisht e rëndësishme. Si të gjithë, secili nga ne është plot e për plot me aktivitete të cilat duhen bërë çdo ditë: duhet të shkojmë në punë, të pastrojmë shtëpinë, të gatuajmë, të kujdesemi për fëmijët nëse kemi etj. kështu përfundojnë ditët tona pa arritur diçka të re. Ky është një problem: si mendojmë se mund të realizohemi në qoftë se nuk ndryshojmë rutinën e përditshme? Kemi mijëra ide në kokë, do na pëlqente të udhëtonim, të hapnim një biznes tonin ose do na pëlqente të shkruanim një libër, ose të realizoheshim në një drejtim të caktuar, por me kalimin e kohës vazhdojmë të mashtrohemi nga rutina e cila nga mëngjesi deri në darkë na mbyll në një rreth të vazhdueshëm nga i cili nuk arrijmë të dalim dot. Po të fillonim të hiqnim disa mendime të cilat nuk janë vërtet të rëndësishme, për t’i lënë hapësirë atyre që na shtyjnë të realizohemi, jeta jonë do evoluohej. Shumë herë fjala “ndryshim” i tremb njerëzit, sepse mendohet se të ndryshosh jetën e vet do të thotë të largohesh nga familja, të injorosh fëmijët, të bësh lëvizje të rrezikshme, si për shembull të lësh një punë që na mban. Ndryshimi do të jetë pozitiv për personin që e kryen, jo e kundërta, prandaj të ndryshosh do të thotë të eliminosh peshat nga jeta e vet për t’i dhënë hapësirë dëshirave. Fëmijët nuk janë një peshë, prandaj askush nuk duhet t’i mënjanojë, por mund të kujdesesh për fëmijët dhe të realizohesh në jetë duke i bërë të dyja veprimet njëkohësisht, sepse njëra nuk përjashton tjetrën. Ajo që është e rëndësishme është organizimi: sa më shumë i aftë është dikush të organizohet, aq më shumë arrin t’i realizojë objektivat e veta edhe duke pasur një familje për t’u kujdesur, një jetë sociale, një punë të lodhshme ose çfarëdolloj problemi tjetër që të ha kohën.

Është vërtetë e vështirë të krijosh një agjendë të organizuar në qoftë se së pari organizimi nuk gjendet në mendjen tonë. Pika kryesore te e cila secili nga ne duhet të fokusohet është pikërisht sjellja e organizimit në kokën tonë. Çfarë do të bësh sot? Sigurisht do të vijnë në mendje një mijë gjëra që duhet të bësh dhe duke e ditur shumë mirë se duke u mbushur me aktivitete do e mbyllësh ditën pa bërë asnjë. Kjo do të bëjë të thuash se nuk do ia dalësh mbanë asnjëherë, që derisa të kesh atë problem/shpërqendrim në jetën tënde, nuk mund të kujdesesh asnjëherë për veten tënde. Në qoftë se bëhet fjalë për fëmijë, do mendosh se derisa të rriten nuk mund të realizohesh në atë që dëshiron, sepse ata do të harxhojnë gjithë kohën dhe ti, si prind, je i detyruar të dështosh në gjërat e tjera sikur të kishe në kryq në kurriz që do të tërheqë zvarrë përgjithmonë. Nuk është kështu. Ekziston një teknikë e përdorur prej miliarda vitesh, e cila ndihmon mendjen e një njeriu që të lejë mënjanë angazhimet e panevojshme për të bërë kryesore ato që janë vërtetë të rëndësishme për realizimin e vet. Nuk është një teknikë magjike si formula e një filmi vizatimor e cila, duke përmendur disa fjalë, do të teletransportojë menjëherë në një botë të kundërt ku jeta jote do jetë komplet ndryshe; bëhet  fjalë thjesht për relaksim. Në ditët e sotme të gjithë flasin për këtë teknikë, por secili e rikrijon ashtu siç i pëlqen, duke e bërë atë të duket si një risi e kësaj epoke. Në të vërtetë Meditimi është një teknikë shumë e lashtë, e cila lejon mendjen të qetësohet që kjo e fundit të funksionojë më mirë, e përdorur nga njerëzit e lashtësisë që nga periudhat e hershme.

Faqja 2 nga 6

Personat që e përdorin mund të vendosin që të shkojnë përtej relaksimit, por kjo është një zgjedhje personale të cilën secili nga ne duhet ta bëjë për veten e vet: qëllimi kryesor është që të vësh rend në mendje, që me pas ta vendosësh në jetën tënde. Mund ta imagjinojmë mendjen tonë si një mbajtëse plot me informacione, ngaqë këto janë vërtet shumë, veç që të shfaqen dhe të shihen të parat nga sytë e tu do hidhen njëra sipër tjetrës. Është sikur të ndodhte një zënkë e madhe brenda kokës tënde, ku çdo informacion beson se është më i rëndësishmi nga të tërë dhe të gjitha këto zihen me njëra-tjetrën për të pasur vëmendjen tënde. Këto janë gjitha aktivitete të cilat ti do kishe dashur të bëjë ose që do të realizosh, dhe që ke vënë mënjanë më fjalinë e zakonshme “do e bëj një ditë”. Sa projekte ke dashur të realizosh, por i ke lënë përgjysmë duke menduar “do e bëj në të ardhmen”?. E pra, të gjithë këto projekte janë të pranishme në mendjen tënde dhe po rebelohen dhe po grushtohen me njëri- tjetrin veç që të jenë të parat që do zgjidhen që kështu t’i përfundosh. Çdo ditë këto projekte të rëndojnë duke të mos lejuar që të kesh një mendje të lirë nga problemet, duke bërë gjithçka një kaos. Duke bërë kështu, nuk do zhvillosh aktivitetet që për ty janë vërtet të rëndësishme, por do bësh ato që arritën të dalloheshin të parat nga ti, sepse kanë arritur të rrahin më fort të tjerat: por kjo nuk do të thotë se janë më të rëndësishmet, janë vetëm më të rëndat. Truri i njeriut është një kompjuter pabesueshmërisht i fuqishëm, të cilin shkenca po tenton ta imitojë, por nuk po ia del dot, sepse ne njerëzit jemi të aftë të reagojmë ndaj mendimeve tona, të lidhim me to ndjenja dhe kujtime, madje jemi të aftë të vendosim dhe ta ndryshojmë plotësisht rrjedhën e jetës tonë, duke ndryshuar edhe mënyrën tonë e të menduarit.

Një robot nuk mund ta bëjë, sepse është i krijuar për t’u bindur. Por ne nuk jemi robotë. Aftësitë tona mendore na lejojnë të vendosim se çfarë duam të bëjmë me jetën tonë, duka na bërë koshient rreth çfarë është e rëndësishme për ne dhe duke na lejuar ta dallojmë nga ajo që besojmë se është veç sepse dikush nga ka imponuar ta besojmë. Herë të tjera ndjekim turmën, sepse të gjithë zgjedhin një rrugë dhe ne jemi të vetmit që nuk e ndjekin dhe veç që të pranohemi nga masa ne sillemi si ata. Disa herë jemi të dobët dhe sillemi si gjithë të tjerët vetëm që të pranohemi nga shoqëria në të cilën jetojmë. Në kemi fatin që t’ia trashëgojmë dijet tona fëmijëve tanë, të cilët do ia tejçojnë nipërve të tyre, duke na siguruar se diçka e rëndësishme nuk do harrohet asnjëherë. Meditimi është çelësi i cili i lejon çdo personi që të jetë mirë me vetveten, pa pasur nevojë që të ndjekë skema që kush është sipër nesh na detyron të ndjekim ose të kryejmë veprime që nuk na pëlqejnë. Meditimi është pasqyra që na bën të shohim drejt e në sy e të themi: “Ja kush jam unë, e kisha harruar. Mendoja se isha njësoj si të tjerët!”. Nuk duhet të lidhim Meditimin me atë që e praktikon: mund të mendojmë se nuk duam të bëhemi murgj, të cilët privohen nga një jetë sociale për të kaluar kohën e tyre duke medituar, por askush nuk na e imponon këtë gjë; nuk duhet të mendojmë se Meditimi do na shtyjë të bëhemi poetë ose të ekzaltuar të peace and love, në qoftë se nuk ndiejmë që i përkasim këtij drejtimi. Meditimi është vetëm një teknikë, je ti ai që vendos se si ta përdorësh dhe çfarë do të bëhesh nëpërmjet saj, nuk vendos ajo për ty. Mos vallë është makina jote e cila vendos se ku duhet të të çojë? Jo, je ti ai që e nget atë. Për të njëjtën arsye bëj që të jesh ti ai që vendos se ku do që jeta jote të të çojë dhe jo e kundërta. Personalisht e ndjek Meditimin, sepse më ndihmon të përqendrohem te gjërat që janë vërtet të dobishme për jetën time, duke hequr vëmendjen nga gjëra që vetëm do më humbasin kohë. Kështu fillova më një nivel fillestar që quhet Meditim pa menduar, duke vazhduar më vonë me një më të zhvilluar i cili quhet Meditimi te çakrat. Kjo është zgjedhja ime personale dhe secili prej nesh duhet të zgjedhë atë që mendon se është rruga më e mirë për veten.

Faqja  3 nga 6

Meditimi nuk është diçka e çuditshme, e rrezikshme ose misterioze, është thjesht relaksimi i mendjes dhe trupit. Nuk ka rëndësi cilës feje i përket, sepse relaksimi pa mendime nuk ka lidhje fare me kultin ose me besimin. Meditimi është diçka që mund të praktikohet nga të gjithë, sepse është një zgjedhje personale që përdoret edhe veç për relaksimin dhe mirëqenien fizike. Nuk është e detyruar ta përdorësh për të kërkuar Zotin ose për të zhvilluar aftësitë e veta psiqike, në qoftë se ky nuk është interesi real i personit që e praktikon. Meditimi është thjesht një teknikë dhe je ti ai që vendos se çfarë do të arrish nëpërmjet saj. Unë vendosa të zgjedh nivelin e dytë edhe për të gjetur përgjigjet e mia dhe të evoluohem spiritualisht, por kjo mbetet një zgjedhje e imja personale dhe ti duhet të bësh tënden.

Niveli i Parë i Meditimit bazohet në relaksimin pa mendime. Kjo teknikë nuk është shumë e thjeshtë në pamje të parë, sepse na kërkon të bëjmë diçka të cilën nuk jemi mësuar ta bëjmë: të mos mendojmë. Teknika e të mos menduarit nuk duhet keqkuptuar duke menduar se, që tani e tutje, për gjithë jetën tënde duke të ndalosh së reflektuari, duke u bërë një person pa inteligjencë. Të mos menduarit tregon atë relaksim mendor që mund ta bësh si një vendim personal në momentin në të cilin ti mendon se është e nevojshme, për shembull kur e ke kokën plot me gjërat që ke për të bërë dhe po të vjen dhimbje koke nga mendimet e tepërta: në këtë rast hyn në punë të mos menduarit.

Meditimi është më afër njerëzores se sa mund të jetë shoqëria që na rrethon. Është diçka natyrale për trupin tonë, por që ne thjesht kemi harruar të bëjmë. Kur ishim fëmijë ishte normale të vraponim, të bënim sparkatën, të bënim lëvizje që në rritje ëndërrojmë të bëjmë, megjithatë trupi është natyralisht i predispozuar që t’i bëjë ato veprime: në fakt kur ishim fëmijë dinim t’i bënim pa asnjë problem. Vetëm ngaqë tani jemi ndryshkur dhe nuk mund të rrokullisemi as në krevat, nuk do të thotë se është një lëvizje jo natyrale për njeriun, sepse do të ishte një justifikim banal për të mos pranuar se problemi qëndron te stërvitja e pakët që vjen nga përtacia jonë. Në të njëjtën mënyrë të mos menduarit nuk është diçka jo natyrale, është diçka që kur ishim të vegjël bënim si rutinë dhe vetëm më vonë, pak e nga pak, kemi harruar ta mbajmë atë kapacitet aktiv, duke kufizuar muskujt e mendjes tonë. Në momentin që kuptojmë se nuk është aspak e çuditshme, por natyrale, do jetë më e thjeshtë të pranojmë në jetën tonë një zakon të ri. Praktika e Meditimit funksionon, sepse duke e përfshirë në rutinën tonë na lejon të jemi më koshientë gjatë ditës, duke na bërë të dallojmë atë që duam të bëjmë dhe jo atë që duhet të bëjmë sipas të tjerëve. Një dallim që jo të gjithë dinë ta bëjnë, sepse jemi mësuar që të vegjël se dëshirat e të tjerëve duhet automatikisht të bëhen tonat. Shumë persona janë vetëm përfaqësimi i prindërve të vet, të profesorëve dhe miqve, por nuk janë vetvetja. Të mos menduarit pak e nga pak do të bëjë të dallosh se kush je ti nga ato maskat që ke besuar se je, vetëm ngaqë të janë imponuar kaq mirë saqë nuk arrin më t’i dallosh si diçka të jashtme: i ke rrënjosur te personaliteti yt.

Të mos menduarit të lejon të reagosh, të shkëpusësh atë që nuk të përket që më pas të dallosh kush ose çfarë je realisht TI: diçka pabesueshmërisht e fortë krahasuar më idenë që ke për veten. Nisim pra me hapin e parë të Meditimit: po deshe, bëje pikërisht tani duke ndjekur hap pas hapi udhëzimet e mia. Ulu në një pozicion komod, larg nga çdo gjë që mund të tërheqë vëmendjen dhe zhurme të mundshme, sigurisht mos e bëj Meditimin para televizorit ndezur.

Kur të rehatohesh, vër një timer 10 minuta, që kështu të dish me siguri se nuk do duhet të shohësh orën çdo moment për të ditur se sa kohë ka kaluar, sepse do jetë timeri i cili do të lajmërojë sapo koha të mbarojë.

Sapo të jesh gati, lerë timerin të fillojë.

Faqja 4 nga 6

 

Gjithçka që duhet të bësh në këtë moment, është të përqendrohesh veç të frymëmarrja jote. Pa i numëruar me fjalë, ndiq çdo frymëmarrje sikur këto të fillonin të ngadalësoheshin.

 

Merr frymë dhe përqendrohu veç te frymëmarrja jote.

 

Ndiej ajrin që hyn te mushkëritë e tua…

 

Imagjino sikur po sheh mushkëritë e tua duke u zgjeruar, duke u ushqyer me oksigjen të pastër.

 

Nuk ka asgjë tjetër përreth teje, veç dritë të cilën po e merr brenda mushkërive të dua nëpërmjet frymëmarrjes.

 

Imagjino sikur po thith dritë të bardhë, e cila mbush mushkëritë e tua duke të bërë të ndihesh mirë.

 

Ngadalësoje frymëmarrjen tënde dhe thelloje…

 

Ndiej sikur gjithçka përreth teje po ngadalësohet…

 

Nuk ekziston më nxitimi, ekziston vetëm një frymëmarrje e ngadaltë dhe koshiente.

 

Përqendrohu vetëm te frymëmarrja jote.

 

Ndiej shpatullat që relaksohen, mos i mbaj të ngrira.

 

Qafa relaksohet, koka lehtësohet edhe pse po rri drejt.

 

Krahët bëhen të rëndë…

 

Po ashtu edhe këmbët…

 

Dhe gjithë trupi bëhet i rëndë… po relaksohet, sikur të donte gjumë.

 

Çdo mendim është i parëndësishëm, nuk ka asnjë mendim më të rëndësishëm  sesa ai i të dashurit të relaksohesh.

 

Imagjino sikur po thith dritë të bardhë brenda teje e cila hyn dhe përhapet brenda mendjes tënde.

 

Mendja jote bëhet e lehtë, e lirë, mbushet me dritë, nuk ka asnjë pengesë që pengon që drita të hyjë.

 

Relaksohu, përqendrohu vetëm te mirëqenia që po ndien.

 

Nga ky moment dhe derisa timeri të bjerë duke treguar fundin e seancës, relaksohu duke mbyllur sytë, pa menduar për asgjë, duke u përqendruar vetëm te mirëqenia që po provon.

 

Kur të bjerë zilja e timerit, mund të hapësh sytë dhe të vazhdosh të lexosh tekstin e mëposhtëm.

 

 

Si u ndjeve? Mund ta bësh këtë teknikë sa herë të duash: nuk ka asnjë efekt negativ  dhe madje, sa më shumë ta praktikosh gjatë ditës aq më shumë do vësh re se, rastësisht, truri yt do funksionojë më mirë. Kjo nuk është një rastësi: duke i lejuar trurit tënd që të marrë frymë një moment pa pasur nevojën e të menduarit për një mijë probleme, do i lejosh që të lidhë më mirë nervat në kuptimin e vërtetë të fjalës, që kështu të gjesh më shpejtë zgjidhjen për çdo problem. Do vësh re ndryshimin, sepse më përpara ishte shumë më e vështirë ta bëje. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme dhe kjo nuk ndodh, sepse mendja është tepër e stresuar për të kuptuar menjëherë se cila është mënyra për të zgjidhur një problem të caktuar; kështu Meditimi do ndihmojë vëmendjen tonë të përqendrohet veç te kapacitet i saj i pabesueshëm për të gjetur zgjidhje të menjëhershme, duke mënjanuar për një moment gjithë mendimet e tjera të cilat, për momentin, janë vetëm pengesa. Meditimi shërben pikërisht për këtë: për t’i dhënë një moment frymëmarrjeje trurit tonë që ai të funksionojë më mirë. Nuk ka asgjë më të shëndetshme dhe normale sesa relaksimi, prandaj këshilla ime është që ta bësh të paktën një herë në ditë çdo ditë. Në qoftë se përveç relaksimit po kërkon diçka më të thellë, si një lidhje me veten tënde ose me Zotin, atëherë do të interesojë të lexosh edhe Meditimin te chakrat. Meditimi pa mendime do jetë më i dobishëm sesa mendon, veçanërisht kur do kesh nevojë të shkëpusësh mendime të bezdisshme dhe të dhimbshme për ty prej të cilave nuk arrin dot të lirohesh. Do mësosh ta përdorësh këtë teknikë në favorin tënd që kështu asgjë mos të bëjë të vuash: do jetë arma jote sekrete.

Ky dokument është përkthimi i aritikullit origjinal (https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/archives/4274) i sitit Accademia di Coscienza Dimensionale.

Fundi i faqes 6 nga 6. Nëse të pëlqeu artikulli komento këtu poshtë dhe përshkruaj ndjesitë e tua gjatë leximit apo praktikimit të teknikës së propozuar.

2962 komente
  • fragola Medaglia per aver completato lo Step 1 - 08:41 31/05/22

    Il non pensiero è fondamentale per l'evoluzione. La maggior parte dei pensieri cbe ci arrivano non sono nostri ma immessi nella nostra mente dal low per darci distrazioni che ci impediscano prima di tutto di meditare e diventare degli psichici. Perciò il non pensiero è fondamentale per ascoltare solo i veri pochi pensieri che ci arrivano con l'intuito.

  • RiccardoB Medaglia per aver completato lo Step 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 4 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 5 - 19:26 30/05/22

    Questa sessione, seppur breve e semplice, dona sempre sensazioni di benessere incredibili! E' davvero incredibile ed emozionante come un profondo rilassamento renda il non pensiero una naturalissima conseguenza. Non mi ricordo le sensazioni consce di quando ero bambino, ma finita la sessione ho provato un attimo a connettermi a lui e immedesimarmi nel suo stato mentale, e ho provato una grande felicità, una sorta di emozione che definirei euforica ma non nel senso di gioia sfrenata e senza limiti, bensì più che altro una gioia serafica ed estatica. Insomma, pura gioia di vivere! La stessa che si prova meditando in profondità. Mi piace tantissimo che fai spesso riferimento all'arte dell'organizzazione, cosa in cui sono sempre stato carente e che ho imparato a conoscere e apprezzare solo grazie a Te. In particolare mi è piaciuta molto la frase: "E' davvero difficile creare un'agenda organizzata delle proprie cose da fare se l'ordine non si trova prima di tutto nella mente". Ancor di più mi ha totalmente illuminato il paragrafo sul funzionamento del cervello! Non lo ricordavo affatto, e leggere che abbiamo la mente colma dei pensieri, delle riflessioni e dei progetti pensati in anni e anni e che ognuno di questi si accavalli per entrare in contatto con noi e farsi notare è stato incredibile per capire molto meglio come funziona la nostra mente, e quanto sia importante sviluppare il non pensiero e quindi meditare. Perchè meditare in primis mette ordine nella propria mente, e tramite il non pensiero sapremmo poi discernere ciò che è davvero importante per noi. La meditazione è una pratica millenaria e pienamente autonoma, slegata da chi la compie. Non ci rende asceti, non ci rende eremiti, non ci rende ancor peggio apatici buonisti. Un vero Percorso non si basa su ciò che vorresti diventare, o su cosa gli altri si aspettano diventi, bensì su dove puoi e vuoi arrivare. Grazie Angel, per aver creato ACD!

  • gheya - 17:14 28/05/22

    Tante volte durante l pratica mi capita di non pensare a nulla e di punto in bianco riaffiorano immagini come se fossero sogni...immagini velocisime...metterò in pratica tutto questo ogni giorno<3

  • alimare Medaglia per aver completato lo Step 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 4 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 5 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 9 - 14:55 27/05/22

    Ogni volta che ripratico questa meditazione scopro un livello nuovo di non pensiero e mi rendo conto che devo ancora migliorare molto nella pratica della meditazione sui Chakra.

  • Biondina Spirituale - 18:22 26/05/22

    Non vedevo l'ora di provare questa pratica, finalmente me la sono gustata e mi sento speciale, una sensazione meravigliosa mi pervade. Ti devo tutto Angel, questa pratica è stata magnifica e non ho intenzione di smettere ora. Voglio ripeterla un'infinità di volte!!!!!

  • absenthio - 16:42 25/05/22

    Questo mi viene molto difficile, dovrò allenarmi parecchio...

  • Si.Francesca - 15:31 21/05/22

    Mi sento molto più tranquilla e sicura.

  • marianna90 - 17:33 19/05/22

    Sono entusiasta di scoprire come la sola meditazione può tranquillizzare la mente e migliorare la giornata..

  • Miri - 17:28 19/05/22

    Felice di apprendere una tecnica per affrontare i miei momenti di difficoltà e tristezza.

  • Antonio192 - 14:00 18/05/22

    Veramente unica come tecnica di meditazione la praticheró tutti i giorni

  • Nebula Medaglia per aver completato lo Step 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 4 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 5 - 02:20 18/05/22

    Mi sento rinata dopo aver praticato questa tecnica! è bellissima, mi sono rilassata molto e ho sentito il petto sciogliersi. Grazie infinite per avercela insegnata!! Questa è una tecnica che può seriamente cambiare la nostra vita, se la mettiamo in pratica costantemente. Siamo così abituati a pensare che quasi ci sembra assurda l'idea di stare 10 minuti in non pensiero, quando sarebbe nella nostra vera natura

  • Raffae Medaglia per aver completato lo Step 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 4 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 5 per la 2ª volta - 08:53 17/05/22

    Sempre bellissima questa tecnica e questo documento! Tutto il nostro stress, a prescindere dalla causa, deriva dai pensieri, dobbiamo necessariamente mettere a tacere la nostra mente e ripulirla, questa è la condizione di base da cui ogni giorno dobbiamo ripartire e che dobbiamo impegnarci a mantenere. Sto capendo davvero quanto sia fondamentale, dopo i primi tempi magari ti viene quella frenesia di evolvere e quindi che dedicarti solo al non pensiero senza evolvere i chakra ti faccia perdere tempo, invece è di vitale importanza partite col piede giusto perché poi tutto il resto sarà in discesa e di una qualità infinitamente più alta. Grazie Angel per questi insegnamenti così importanti!

  • gianluca88 - 15:30 16/05/22

    Il non pensiero è l' unico modo per sentirsi vivi, così difficile tra gli impegni ma bisognerebbe viverci sempre

  • Amélie Medaglia per aver completato lo Step 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 1 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 4 Medaglia per aver completato il libro Prendiamo Coscienza degli ALIENI - Vol. 5 Medaglia per aver completato il libro Il Sigillo delle Vite Passate - Vol. 1 - 10:44 16/05/22

    Da fare e da rifare, allevia tantissimo dalle giornate stressanti. Grazie

  • flauros - 00:27 16/05/22

    Grazie Angel, è sempre un piacere rileggere questi articoli, ti aiutano meglio a metabolizzare certe cose e a renderle più tue, soprattutto se si tratte di meditazione. Fortuna per me è che da un paio di anni che pratico la meditazione in non pensiero e mi sono sempre trovato bene a farlo. Tuttavia, è ora di salire decisamente di livello.