STEP - Rruga Shpirtërore Kush jemi Identifikohu Hyni
Libri di Angel Jeanne
Zgjidhni pjesën e tekstit për ta sqaruar (80 words max)
Step 1 - N° 6

Çfarë është Meditimi (pjesa 1)

Faqja 1 nga 4

Meditimi është një moment ku ti kupton se je gjallë, ndërsa të gjithë përreth teje mbyten nga puna dhe problemet. Pavarësisht se të gjithë ne jemi këtu duke shkruar dhe duke lexuar ose duke dëgjuar, dimë se jemi gjallë, në të vërtetë kjo është një vetëdije e dobët, sepse nuk respektojmë veten dhe jetën tonë aq sa duhet. Momentet e vetme, gjatë të cilave ne kuptojmë se duam të jetojmë dhe të jemi të gjallë, ndodhin kur jemi përpara një prove që na frikëson, që na bën të besojmë se do vdesim, pavarësisht faktit se nuk kemi ndonjë pistoletë të drejtuar në kokë. Çdo gjë që na frikëson na bën të mendojmë se sa dëshirë kemi të jetojmë. Kjo ndodh sepse gjatë ditës mbytemi nga rutina që ne vendosim, kështu, pikërisht kur duhet të shijojmë jetën dhe të jemi të lumtur për atë çka jemi dhe çfarë kemi, harxhojmë kohën duke menduar për problemet, dështimet tona, atë që na bën të ndihemi më keq. Harxhojmë kohën tonë të shtrenjtë duke vdekur përbrenda edhe pse në trup jemi akoma gjallë. Kjo nuk është paksa e çuditshme? Pavarësisht se jemi gjallë ne vritemi përbrenda.

Meditimi është të vendosësh të ndihesh i gjallë në çdo moment. Të ndihesh i gjallë është një ndjesi shumë e bukur, sepse të bën të kuptosh që je në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, nuk të bën të ndihesh i tepërt, nuk të bën të ndihesh i papërshtatshëm, aq më pak të ndihesh se ke lindur gabimisht ose me një fat mizor.

Të ndihesh i gjallë të bën të kuptosh që je këtu, sepse kështu duhet të ndodhte dhe ti më në fund mund të ndihesh në paqe me vetveten. Nuk ka as thashetheme dhe as fjalë nga të tjerët që mund të  bëjnë të ndihesh keq aq shumë, sa të bën të ndihesh keq një gjykim negativ i yt. Problemi është se që kur ishim të vegjël na mësohej se duhet të respektojmë jetën vetëm kur është duke u shuar dhe këtë e shohim te personat rreth nesh, kuptojmë se duam të kalojmë më shumë kohë me një person vetëm kur ai është gati duke vdekur – dhe në situatat ku ndodhemi vetë ne, sepse e vlerësojmë jetën tonë vetëm kur një pengesë e vë drejt një prove të vështirë ose kur dikush na kërcënon se do na vrasë. Kjo është një mënyrë jetese dhe ne harxhojmë çdo moment të jetës tonë duke e kaluar negativisht dhe vetëm kur jemi gati duke humbur atë që duam, papritur vëmë re se sa do të donim ta harxhonim kohën tonë për ta shijuar më shumë. Përpara se të mendosh se Meditimi është një teknikë ku ulesh dhe relaksohesh, kupto se Meditimi i vërtetë do të thotë të vendosësh se je gjallë pikërisht ku ke gjithë kohën përpara për të jetuar. Jo të gjithë personat janë të vetëdijshëm se janë gjallë. Shumë persona që na rrethojnë sillen si robotë: janë të skllavëruar nga rutina sepse punojnë, kthehen në shtëpi dhe pastaj shikojnë televizor, hanë dhe flenë. Nuk po jetojnë një jetë jetë në kuptimin e plotë të fjalës. Ata ndjekin një program që i është imponuar nga të tjerë dhe kjo gjë është e vështirë të kuptohet po vazhdove të shikosh këmbët në vend që të vështrosh të tjerët, sepse nuk e vë re se si të gjithë lëvizen nga një vullnet që nuk i përket më. Po vështrove përreth, shikon personat që lëvizin dhe kryejnë veprime pavarësisht se brenda tyre po flenë. Madje duket sikur po sheh një punëtor i cili, i lodhur nga mundi, fle në fabrikë ndërkohë që duart e tij lëvizin dhe vazhdojnë të punojnë edhe pse ai nuk është më koshient, sepse trupi i tij mund të lëvizë dhe të kryejë veprime të paravendosura edhe pa qenë zgjuar. Në të kaluarën ndodhte nga puna e tepërt, sot ndodh nga pavetëdija e tepërt.

Meditimi është një praktikë që na përket prej shumë kohësh, edhe pse sot emri i tij nuk na duket i njohur ngaqë jemi mbytur nga stresi modern. Meditimi së pari është një gjendje mendore, pastaj është një teknikë. Ta praktikosh është shumë e rëndësishme, sepse veç teoria nuk mjafton për të marrë gjithë gjërat pozitive që ajo na ofron. Që të praktikosh mirë një seancë meditimi duhet së pari të vendosësh përbrenda se ti realisht do ta bësh, sepse na ofron një gjendje Lirie mendore nga programet dhe gjithë peshat që kemi, gjë që nuk është e lehtë të dallosh dhe kuptosh menjëherë kuptimin e kësaj ndjesie. Meditimi na bën të gjallë në trupa të gjallë, sepse është ajo çka jemi, vetëm se shumë herë e harrojmë. Në rast se ti je një person që Mediton prej shumë kohësh, gjithçka do jetë më e lehtë dhe do të mund të lexosh faqet në vijim me më shumë thjeshtësi; në rast se ti nuk ke pasur asnjëherë eksperiencë dhe as dije teorike rreth këtij momenti mirëqenieje mendore dhe fizike, ka ardhur koha ta njohësh. Sot e kësaj dite relaksimi nënvlerësohet shumë, madje mendohet se mirëqenia është diçka që nuk duhet të na përkasë, sepse është e mërzitshme dhe e padobishme, si një humbje kohe. Do jem e lumtur të të tregoj të kundërtën.

Faqja  2 nga 4

Të jesh mirë nuk do të thotë të harxhosh kohë, por të ndihesh keq po: na bën të harxhojmë goxha mundësi duke i hedhur ato drejt e në plehra. Dua që ti të kuptosh realisht se çfarë është Meditimi dhe që mos ta interpretosh si diçka veç për të përzgjedhurit, ose për ata që s’kanë asgjë për të bërë. Duke e zbuluar atë në mënyrën e duhur do rritet edhe dëshira jote për ta praktikuar dhe ta bësh pjesë të jetës tënde. Mos ki nxitim që të arrish gjithçka dhe menjëherë në qoftë se nuk di se as çfarë do të arrish me gjithë këtë. Prandaj relaksohu, lejoji kohë vetes dhe hap pas hapi do përmirësosh jetën tënde dhe mënyrën e të jetuarit atë. Të ftoj të provosh një pjesëz të Meditimit të vërtetë që jam gati të të mësoj. Me shumë mundësi për ty është hera e parë, prandaj do fillojmë nga bazat dhe më vonë do praktikojmë teknikën më të thelluar. Qëllimi i këtij Meditimi është mirëqenia mendore, pra relaksimi: objektivi i parë që duhet të arrijmë. Pa relaksim Meditimi nuk do funksionojë aq sa duhet, dhe do bëjë që të kesh vetëm gjysmën e efektit të tij duke rezultuar gati e padobishme. Hapi më i vështirë por edhe më i rëndësishëm është të mësosh të relaksohesh; pasi të kesh mësuar këtë gjithçka do jetë shumë e thjeshtë. Do mësojmë një seancë që zgjat 10 minuta. Do të udhëzoj gjatë gjithë kohës, duke të listuar hapat që duhet të ndjekësh për të kompletuar një eksperiencë Meditimi të mrekullueshme. Në këtë rast, dedikoi të paktë një minutë çdo hapi.

 

Vendosu në mënyrë komode dhe relaksohu.

 

Përqendrohu vetëm te fjalët e mia…

 

Mos mendo për asgjë, hiq çfarëdo mendimi që në këtë moment nuk të hyn në punë. Përqendrohu vetëm te relaksimi.

 

Merr frymë… dhe përqendrohu te thellësia e frymëmarrjes tënde…

 

Jepi vëmendje çdo frymëmarrjeje që bën…

 

Fillo merr frymë thellë me qetësi…merr frymë me bark.

 

Mos mendo për asgjë…

 

Ndieji muskujt e qafës që shkrihen…dhe relaksoje.

 

Relakso shpatullat…

 

Relakso muskujt e fytyrës…

 

Përqendrohu te rrahjet e zëmrës dhe relaksohu…

 

Ndjej se si rreh…

 

Ndieje siç nuk e ke ndierë ndonjëherë më parë…

 

Merr frymë… ndiej se po relaksohesh…

 

Relakso qafën…

Shpatullat…

Fytyrën…

 

Tani…

Relakso mendjen…

 

Ndiej mendjen tënde që ndihet e lehtë…

 

Ndiej se sa bukur është të relaksohesh… dhe mos mendo për asgjë…

 

Të bën të ndihesh… për një moment… të gjallë….

 

Akoma për një moment… vetëm një moment… ndiej se je i lumtur që ndodhesh këtu… në të tashmen…

 

Lejoji vetes vetëm një moment… mos ik direkt…

Është kaq bukur të rrish me veten tënde…

 

Relaksohu… trupi yt po ta kërkon… mendja jote ta kërkon…

 

Mos ki turp…

në fund të fundit… je vetëm ti me veten tënde…

 

Relaksohu edhe pak… merr frymë thellë…

 

Të falënderoj… që më lejove të të relaksoja…

 

Tani je gati të hapësh sytë… në çdo kuptim.

 

Kjo është vetëm një pjesë e të Medituarit dhe shpresoj të kem ndezur brenda teje një dëshirë të vogël që të relaksohesh më shpesh, sepse siç e vure re, nuk ka asnjë arsye që mos ta bësh. Po deshe, bëjë përsëri ketë seancë relaksimi, derisa të ndihesh gati që të ecësh përpara drejt hapit tjetër. Të pres.

Ky dokument është përkthimi i aritukullit origjinal (https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/archives/4454 ) i sitit Accademia di Coscienza Dimensionale.

Fundi i faqes 4 nga 4. Nëse të pëlqeu artikulli komento këtu poshtë dhe përshkruaj ndjesitë e tua gjatë leximit apo praktikimit të teknikës së propozuar.

Ky dokument është pronë e https://www.accademiadicoscienzadimensionale.com/. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, është i ndaluar çdo përdorim i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjeve të pranishme në portal, përfshirë memorizimi, riprodhimi, ripunimi, përhapja apo shpërndarja e përmbajtjeve të njëjta nëpërmjet çdo platforme teknologjike, suporti apo rrjeti telematik pa autorizimin e shkruar të mëparshëm nga ana e Akademisë së Koshiencës Dimensionale, A.C.D. Çdo shkelje dënohet me ligj. ©

3246 komente
  • Anima blu - 07:49 08/11/15

    Concordo pienamente! Grazie Angel un documento stupendo!

  • Fortunata - 17:15 25/10/15

    Tutto vero. Con la meditazione giusta, come dici tu, puoi anche fare cose che non credevi fossero possibili. Sperimentato personalmente. Anche se qualcuno mi ha detto che era solo una coincidenza, ma non le do retta. Grazie Angel.

  • Anna Maria - 15:26 21/10/15

    Nel 98 ho cominciato la meditazione trascendentale, ho continuato con altre tipologie. Ho effettuato varie ricerche nel campo della spiritualità. Concordo perfettamente sulla visione della meditazione come base per la costruzione di qualunque crescita spirituale, la prima cosa che mi ha insegnato è stata la tolleranza verso gli altri. Comunque da allora non ho mai smesso di praticare la meditazione anche se ho cambiato molte tecniche, per il desiderio di trovare il meglio.

  • Maria Cristina - 12:02 14/10/15

    Verissimo... ho potuto sperimentare sperimentato molte volte quello che racconti in questo documento. Grazie Angel per questa lezione :)

  • Ester Rosa Piera Zuercher - 15:50 09/10/15

    L'ho riletto perché non sono riuscita a fare la meditazione. Ora riprovo

  • Gabriele - 13:32 05/10/15

    Non vedo l'ora di iniziare a meditare...voglio farmi del bene per poter fare del bene...voglio purificarmi...grazie...continuo il percorso...

  • Gary - 22:03 30/09/15

    Molto interessante! Grazie Angel per questa splendida lezione :)

  • vin - 15:39 20/09/15

    Grazi Angel per questo documento, adesso sono pronta ad affrontare la mia Prima prova!

  • Soraja - 22:23 11/09/15

    ciò che dici è stupendo,infatti il mio primo e vero obiettivo è quello di poter guarire i miei numerosi problemi di salute che nessun medico riesce a capire davvero e a curare , vorrei davvero risolverli così semplicemente.

  • Marta Patrizia - 23:39 09/09/15

    Ok non amo stare ferma a lungo però capisco l'importanza della meditazione quindi voglio imparare perché voglio ritrovare la mia vera essenza

  • MASSIMILIANO - 22:48 04/09/15

    Pronto e affamato di sapere...

  • Eleonor - 05:04 25/08/15

    Pensavo... Sembra come il Vangelo. Per alcuni una volta che lhai letto finisce lì. Per altri invece ogni brano ha sempre qualcosa di nuovo da dirti. Quelli sono brani del vangelo. Questi sono i tuoi documenti. Eppure la sensazione che provo è simile. C'è Dio dietro e dentro le tue parole. C'è quel qualcosa di più che va oltre le parole stesse..per questo ogni volta portano una riflessione nuova. Un qualcosa che prima forse non eri pronto a capire. O che ti serve proprio in quel momento. Documento bellissimo comunque. Grazie.

  • marica - 20:23 20/08/15

    Grazie Angel per questo documento, mi sento Prontissimo! !!!!!!

  • Rachele Iris - 13:43 16/08/15

    Si !! Pronta!! Grazieee

  • mirjana - 20:22 14/08/15

    Io sono praticante di meditazione trascendentale di Maharisci e posso testimoniare che mi ha portato tanto beneficio...dopo l'incidente con la macchina non frequentavo piu' le autostrade,avevo attacchi di paura,mi svegliavo con tachicardia.Sono di nuovo in autostrada da qualche anno(e non andavo per 5-6)...riesco controllare e abbassare il ritmo cardiaco(se diventa alterato).Ho ottenuto la chiarezza nel pensare,tranquillita',non sono mai agitata(rispetto come ero prima)ecc.Con meditazione andiamo in alfa,,,un leggero stato d'ipnosi.Migliora la concentrazione e il focus.Sono curiosa di conoscere questa nuova meditazione che propone Angel...:D PS. Vorrei commentare il discorso con il prana: Sono d'accordo con Angel quando dice che bisogna assorbire prana bianco chiamato il prana generale(che contiene tutti colori)ed essendo energia intelligente va dove deve andare per guarire o rafforzare gli organi.Prana colorato utilizzano Pranic healer avanzati ed e pericoloso praticare da soli in quanto molto potente.Mi sono permessa a commentare in quanto e' il mio campo.:D